Toyota zbulon strategjinë e veçantë për WRC 2027
T

Toyota zbulon strategjinë e veçantë për WRC 2027

Toyota ka shpjeguar strategjinë e pazakontë për sezonin 2027 të Kampionatit Botëror të Rally-t (WRC), ku do të garojë me gjashtë pilotë, të ndarë në dy ekipe dhe me dy modele të ndryshme veturash.

Me Toyota GR Celica do të garojnë Elfyn Evans, Oliver Solberg dhe Sami Pajari, ndërsa me Toyota GR Yaris do të paraqiten Ott Tanak, Kalle Rovanpera dhe Takamoto Katsuta.

Drejtuesi i ekipit, Jari-Matti Latvala, ka shpjeguar se rregullat e reja mundësojnë uljen e kostove dhe pjesëmarrjen me më shumë vetura brenda të njëjtit buxhet.

Një arsye tjetër është rikthimi i emrit legjendar Celica, e cila kishte fituar tre tituj botërorë në vitet 1990.

Toyota ka konfirmuar se të dy modelet do të kenë të njëjtën bazë teknike dhe performancë aerodinamike, pavarësisht dallimeve në pamjen e jashtme.

Me këtë strategji, Toyota synon të promovojë dy modele ikonike dhe të luftojë për titujt botërorë në sezonin 2027.

TË FUNDIT