Max Verstappen në Meksikë arriti fitoren e tretë sezonale në Formula 1 me makinën Red Bull, duke u rikthyer edhe një herë në formën e dikurshme. Duket se Red Bull është rikthyer pretendente në këtë pjesë të dytë të sezonit, me holandezin që po arrin të rivalizojë me Mercedes.
“Mercedes ka qenë më konstant përgjatë gjithë sezonit dhe e merituan titullin. Përgëzoj Kimin, ai ka bërë një punë të jashtëzakonshme këtë vit, duke bërë shumë pak gabime. E meriton ta fitojë kampionatin. Është kaq i ri…”, tha Max Verstappen në prag të garës së radhës në Brazil.
“Ne po kalojmë një moment të mirë, duke qenë aty krah për krah me Mercedes dhe Ferrari, që gjithashtu ishte i shpejtë. Mendoj se nëse ruajmë këtë ritëm do të kemi të tjera fitore këtë sezon, që do të jetë një shtysë e mirë edhe për vitin tjetër për Red Bull”, deklaroi Verstappen.



