Francesco Bagnaia ka humbur shpresat për një përmirësim të rezultateve në fund të sezonit 2026, duke pranuar se tri garat e mbetura në MotoGP do të jenë çështje “mbijetese”.
Italiani kishte shpresa të mëdha për Çmimin e Madh të Malajzisë, por në Sepang arriti vetëm vendin e 13-të, pavarësisht se në këtë pistë kishte fituar dy herë gjatë katër viteve të fundit.
Bagnaia vazhdon të vuajë nga problemet me kapjen e gomave në Ducati GP26. Pas një fillimi premtues të sezonit, rezultatet e tij kanë rënë ndjeshëm pas pushimit veror.
“Pas pesë xhirove, goma e pasme ishte konsumuar dhe më duhej të mendoja vetëm për përfundimin e garës. Duhet ta pranojmë situatën dhe të japim maksimumin në tri garat e fundit”, deklaroi ai.
Në xhiron e fundit në Sepang, Bagnaia ishte dy sekonda më i ngadalshëm se shoku i skuadrës, Marc Marquez.
Kështu, kampioni italian po përgatitet të mbyllë aventurën me Ducati-n në fund të vitit, pa arritur të gjejë zgjidhje për problemet që e kanë shoqëruar gjatë këtij sezoni.



