Lewis Hamilton ka reaguar sërish pas tensioneve me Charles Leclerc në Çmimin e Madh të Meksikës, duke theksuar se pilotët duhet të vendosin interesin e Ferrarit mbi rivalitetin mes tyre.
Britaniku u shpreh se dueli në pistë dëmtoi shanset e skuadrës për fitore, duke nënvizuar se të gjithë duhet të mësojnë nga gabimet dhe të punojnë për të mirën e përbashkët.
Hamilton vlerësoi punën e inxhinierëve dhe mekanikëve, ndërsa rikonfirmoi besimin e tij te Ferrari dhe përkushtimin për të ardhmen e skuadrës.
“Duhet të luftojmë, por kur kjo dëmton ekipin, duhet të jemi të sinqertë dhe të mësojmë nga gabimet tona. Besimi im te ky ekip mbetet i palëkundur”, theksoi shtatë herë kampioni i botës.



