Sebastien Ogier pritet të garojë në vetëm disa gara të WRC-së në vitin 2027
S

Sebastien Ogier pritet të garojë në vetëm disa gara të WRC-së në vitin 2027

E ardhmja e nëntë herë kampionit të botës në rally, Sebastien Ogier, për sezonin 2027 ende nuk është vendosur përfundimisht, por Toyota pret që francezi të marrë pjesë në tri gara.

Ogier mungoi në prezantimin e formacionit të ri të Toyota-s për vitin 2027, ku u konfirmua se ekipi do të garojë me gjashtë makina, të ndara në dy skuadra të ndryshme.

Drejtuesi i Toyota-s, Jari-Matti Latvala, bëri të ditur se Ogier ka shumë gjasa të marrë pjesë në vetëm dy ose tri gara sezonin e ardhshëm.

“Sigurisht, Seb do të garojë më pak se në çdo sezon tjetër. Ende nuk kemi vendosur numrin e saktë të garave, por maksimumi do të jetë tri, ndoshta vetëm dy”, deklaroi Latvala.

Ai shtoi se mungesa e Ogierit dhe Kalle Rovanperas në disa gara do t’u krijojë mundësi pilotëve të rinj për të treguar veten në kategorinë kryesore Rally1.

Toyota po shqyrton edhe talentet e reja nga programi i saj zhvillimor, si dhe pilotë të tjerë që garojnë me Yaris Rally2.

Ndërkohë, vetë Ogier kishte lënë të hapur mundësinë e rikthimit në disa gara, duke deklaruar se nuk do të jetë shpesh në pistë, por pjesëmarrja e tij nuk përjashtohet plotësisht.

 

TË FUNDIT