Joan Mir beson se Marc Marquez është shumë pranë titullit kampion në MotoGP për vitin 2026, pasi rivalët e tij nuk arritën ta përballonin presionin e krijuar nga piloti spanjoll.
Marquez ka bërë një rikthim të jashtëzakonshëm, duke përmbysur një diferencë prej 102 pikësh, ndërsa në këtë situatë ndikuan edhe gabimet dhe lëndimet e pilotëve të Aprilias, Marco Bezzecchi dhe Jorge Martin.
“Marc është plotësisht i përqendruar dhe nuk po bën gabime. Mendoj se titulli është në duart e tij, sepse të tjerët nuk po arrijnë ta përballojnë presionin”, deklaroi Mir, kampion bote në vitin 2020.
Ndërkohë, drejtuesi i Ducatit, Gigi Dall’Igna, vlerësoi pjekurinë e Marquezit, i cili këtë sezon po di të shmangë rreziqet kur është e nevojshme dhe të sulmojë në momentet vendimtare.
Sipas tij, kjo aftësi për të menaxhuar garat është një nga pikat më të forta të spanjollit.



