Marc Marquez: Alex do të ishte një “vëlla i keq” nëse do të rrezikonte luftën për titullin
M

Marc Marquez: Alex do të ishte një “vëlla i keq” nëse do të rrezikonte luftën për titullin

Marc Marquez ka mbrojtur vendimin e vëllait të tij, Alex, për të mos tentuar një parakalim të rrezikshëm ndaj tij në Çmimin e Madh të Malajzisë, duke bërë shaka se në të kundërtën do të ishte një “vëlla i keq”.

Marc kryeson kampionatin MotoGP me 44 pikë epërsi ndaj Jorge Martin dhe 67 pikë ndaj Marco Bezzecchi. Me tri gara të mbetura, ai ka mundësinë ta sigurojë titullin këtë fundjavë në Katar.

Në garën e Malajzisë, Marc parakaloi Alexin që në start. Ky i fundit nuk tentoi seriozisht ta rikthente pozitën dhe përfundoi garën në vendin e tretë.

“Alex ka bërë një punë të shkëlqyer, sidomos duke marrë parasysh gjendjen e tij fizike. Ai e menaxhoi mirë rrezikun. Kur vëllai yt lufton për titullin, nuk mund të rrezikosh ta rrëzosh. Nëse e bën këtë, je vëlla i keq dhe duhet t’i kërkosh falje”, deklaroi Marc.

Alex Marquez do të mungojë në garën e Katarit, pasi do t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e pllakës metalike nga klavikula e djathtë dhe trajtimin e problemeve në shpatull.

Confirmed: Alex Marquez to Partner Marc Marquez at Repsol Honda for 2020 -  BikesRepublic.com

Ndërkohë, Marc theksoi se nuk ka nevojë për ndihmën e pilotëve të tjerë në luftën për titull.

“Kur ke shpejtësinë, nuk ke nevojë për ndihmës në pistë apo urdhra ekipore”, u shpreh ai.

Pavarësisht epërsisë në kampionat, Marquez mbetet i kujdesshëm dhe synon ta forcojë pozitën e tij në Katar, përpara dy garave të fundit në Portugali dhe Valencia.

TË FUNDIT