Wolff: Ferrari do ta kishte “parkuar” Antonellin, njësoj si Bearman
W

Wolff: Ferrari do ta kishte “parkuar” Antonellin, njësoj si Bearman

Shefi i Mercedesit, Toto Wolff, ka thumbuar Ferrarin dhe Red Bullin, duke thënë se ata nuk do t’i kishin dhënë Kimi Antonellit mundësinë të debutonte drejtpërdrejt në Formula 1 në moshën 18-vjeçare.

Sipas Wolff, nëse Antonelli do të ishte pjesë e Ferrarit, do të ishte dërguar fillimisht në një ekip më të vogël, njësoj si Oliver Bearman.

“Ne nuk dyshuam kurrë te Kimi. E mbështetëm edhe kur rezultatet mungonin. Kishim një plan të qartë për zhvillimin e tij”, deklaroi Wolff.

Ai theksoi se Mercedes investoi nëntë vite në karrierën e italianit, duke financuar zhvillimin e tij, trajnerët dhe testet me makinat e Formula 1.

“Ky sukses është rezultat i punës së palodhur dhe i një të riu të jashtëzakonshëm që e shpërbleu besimin tonë. Është fitore e të gjithë sistemit Mercedes”, përfundoi Wolff.

TË FUNDIT