Tesla merr vendimin e papritur për Cybertruck
T

Tesla merr vendimin e papritur për Cybertruck

Tesla pritet të ndalojë prodhimin e pikap-it elektrik Cybertruck rreth mesit të vitit 2027, ka bërë të ditur drejtori ekzekutiv Elon Musk.

Vendimi vjen pasi kompania synon ta shfrytëzojë fabrikën në Teksas për prodhimin e taksive autonome Cybercab.

Cybertruck nuk arriti të përmbushë pritshmëritë e shitjeve. Në SHBA, gjatë vitit të kaluar u shitën vetëm 20.237 njësi, rreth 48% më pak se në vitin 2024.

Modeli është përballur me kritika për dizajnin, 11 tërheqje nga tregu dhe vështirësi për miratimin në Evropë për shkak të standardeve të sigurisë.

Musk e cilësoi vendimin si “fundin e një epoke”, ndërsa Tesla po orienton gjithnjë e më shumë investimet drejt inteligjencës artificiale, robotikës dhe automjeteve autonome.

TË FUNDIT