Ndryshimi që e çoi Marc Marquez drejt titullit të 10-të botëror
N

Ndryshimi që e çoi Marc Marquez drejt titullit të 10-të botëror

Marc Marquez ka ndryshuar ndjeshëm stilin e pilotimit pas problemeve fizike dhe dëmtimeve të përsëritura, duke përshtatur mënyrën e garimit për të ruajtur energjinë dhe konkurrueshmërinë.

Dikur, kthesat majtas ishin pika e tij më e fortë, ku kishte regjistruar shumicën e fitoreve. Megjithatë, të dhënat e fundit tregojnë se tashmë është më i shpejtë dhe më i sigurt në kthesat djathtas.

Pas dy ndërhyrjeve kirurgjikale në shpatull, piloti i Ducati-t ka ndryshuar edhe rutinën fizike. Para çdo gare bën pesë pompa pranë motorit për të aktivizuar muskujt e dëmtuar, ndërsa kufizon aktivitetet që i harxhojnë energjinë.

Edhe inxhinieri i tij, Marco Rigamonti, konfirmon se Márquez është bërë më pak agresiv dhe ka përshtatur motorin për një stil pilotimi që kërkon më pak forcë fizike.

Vetë kampioni spanjoll pranon se ndryshimi ishte i domosdoshëm: “Nuk mund të jem aq shpërthyes sa më parë. Për të luftuar për titullin duhej të isha më i qetë, më llogaritës dhe më pak impulsiv”.

Përshtatja fizike dhe kontrolli më i mirë i instinkteve kanë qenë ndër faktorët kryesorë që e ndihmuan Márquez të arrijë titullin e 10-të botëror.

TË FUNDIT