Shumacher “thumbon” Hamiltonin
S

Shumacher “thumbon” Hamiltonin

Ralf Schumacher beson se Lewis Hamilton e ka pranuar ofertën e Ferrarit vetëm për motive financiare. Sipas gjermanit ky operacion nuk është thjesht një transferim në një veturë të re për britanikun.

“E kuptoj Lewis Hamiltonin pasi kërkon ende të paguhet mirë. Ai shkon te Ferrari, e cila në vetvete është një markë e njohur dhe për rrjedhojë tërheq shumë sponsorë. Hamilton mund ta përdorë markën e Ferrarit edhe pasi ta mbyllë karrierën”, argumenton Ralf Schumacher.

Për 48-vjeçarin pyetja, e cila vlen për t’u bërë në këto momente është se sa i motivuar do të jetë anglezi në këtë aventurë të re. “Mosha e Hamilton na detyron të pyesim se sa konkurrues do të jetë”, u shpreh Ralf Schumacher.

TË FUNDIT