Florian Marku jep premtimin e madh
F

Florian Marku jep premtimin e madh

Florian Marku pësoi disfatën e parë pas 13 fitoresh si profesionist. Marku u mund nga Chris Kongo, në duelin e vlefshëm për kategorinë e peshave të lehta. Boksieri shqiptar, ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ka premtuar se do rikthehet më i fortë se kurrë.

“Kanë kaluar disa ditë nga ndeshja. Kam parë dhe lexuar disa nga komentet. Dua të falënderoj nga zemra, sinqerisht, të gjithë ata që e kanë përjetuar këtë humbje me mua edhe sado pak janë munduar me një mesazh pozitiv, të tregojnë përkrahje. Nuk e keni idenë se sa e vlerësoj secilin prej jush. Ka dhe nga ata që pritën 14 vjet, që nga hera e fundit që unë kam humbur, të tregojnë shpirtin e tyre të zi, duke u munduar të njollosin emrin tim. Flamurin tonë e kam mbajtur gjithmonë në krah me krenari dhe trimëri siç i takon, në çdo shtet të botës, kurrë nuk e kam shitur veten as nënshtetësinë time për asnjë lloj vlere edhe kurrë nuk do e bëj”m ka shkruar Marku.

“Kurrë nuk jam dorëzuar, kurrë nuk kam bërë pas në asnjë lloj beteje duke qenë me krahë ose duar të thyera. Kundështari ishte i papërshtatshëm, i doli loja që ai kërkonte duke lëvizur vazhdimisht dhe duke përqafuar tepër. Po, unë HUMBA, pas afërsisht 15 vitesh por, gjithçka ndodh për një arsye dhe arsyeja e kësaj që ndodhi do duket në ditët në vazhdim. Ne dimë vetëm të tashmen, nuk dimë çfarë na pret në të ardhmen, përse ndodhi apo çfarë ndodhi në ndeshjen e fundit. Gjithçka ndodh për një arsye. Unë di që kjo që më ndodhi, vetëm më zgjoi dhe më rikujtoi që çfarëdo që të bësh gjithmone do dali dikush në rrjete sociale të gjykojë pa pasur asnjë lloj përvoje. Ju falënderoj nga zemra për përkrahjen! Unë nuk dorëzohem pa ja arritur qëllimit që kam që në moshë të vogël. Do shpenzoj pak kohë me familjen dhe me fëmijët e mi dhe do rikthehem më fort se kurrë, ju premtoj. I Juaj Florian Marku”, shkruan ai.

TË FUNDIT