Kontrata e trajnerit të Arsenalit, Mikel Arteta, skadon në vitin 2025 dhe kjo ka shkaktuar njëfarë nervozizmi te tifozët, të cilëpt nuk janë të sigurt për të ardhmen e tij.
Trajneri spanjoll ka folur kohët e fundit, pasi është bërë një temë në media.
“Jam vërtet i lumtur. Unë kam edhe një vit në kontratën time, kjo është një kohë e gjatë në futboll. Lojtarët janë të lumtur, klubi është i lumtur, pa asnjë problem”.
“Unë jam i fokusuar vetëm në ndeshje dhe fitoret, kjo është gjëja më e rëndësishme për momentin”, ka thënë Arteta.
Ai ka qenë i lidhur me një kalim te Barcelona në fillim të këtij sezoni, por shpejt i përgënjeshtroi të gjitha thashethemet sapo ato filluan të qarkullojnë.

Ai duket më i vendosur për të ndihmuar Arsenalin të fitojë disa tituj të mëdhenj këtë sezon përpara se të jetë gati të ulet dhe të diskutojë një kontratë tjetër për vete.
Spanjolli mori drejtimin e Arsenalit në dhjetor të 2019, dhe kontrata më e fundit që ai nënshkroi me skuadrën angleze ishte në maj 2022, kur ai zgjati qëndrimin e tij deri në vitin 2025.



