Besiktas refuzon ofertën “e çmendur” për Muçin
B

Besiktas refuzon ofertën “e çmendur” për Muçin

Sulmuesi Ernest Muçi aktualisht është një nga futbollistët më të mirë shqiptarë. Në afatin kalimtar të dimrit, sulmuesi kuqezi u transferua nga Legia e Varshavës te Besiktas, skuadër tek e cila u përshtat shpejt.

Së fundmi u përfol për një interesim të Aston Villa. Zërat që qarkullojnë duket se kanë një të vërtetë, pasi presidenti i Besiktas, Hasan Arat në një intervistë të dhënë ka bërë të ditur se ka refuzuar 20 milionë euro për lojtarin.

“Një klub nga Evropa bëri një ofertë prej 20 milionë eurosh për Ernest Muçin, por unë e refuzova ofertën”, tha presidenti.

23-vjeçari ka luajtur deri më tani në gjashtë ndeshje, ku ka realizuar dy gola.

TË FUNDIT