Yamal i gatshëm për numrin ikonik
Y

Yamal i gatshëm për numrin ikonik

Talenti i Barcelonës, Lamine Yamal, e pranon se me kënaqësi do të ishte i gatshëm për ta bartur në fanellë numrin 10 të Lionel Messit te Barcelona.

Sulmuesi 16-vjeçar, i cili ka thyer një sërë rekordesh që kur ka bërë kalimin në ekipin e parë, po ecën në një rrugë të ngjashme më atë të fituesit të tetë herë të “Topit të Artë”. Ai ka dalë nga i njëjti sistem i akademisë së La Masia dhe pritet të arrijë majat e futbollit.

Yamal aktualisht mban fanellën me numër 27, por ka thënë se ka trashëguar një numër ikonik të skuadrës nga Ansu Fati i cili aktualisht është i huazuar në skuadrën e Premier Ligës, Brighton.

“Siç e thatë, Ansu është numri 10, por nëse ai nuk kthehet këtu, do të ishte një burim krenarie. Është ëndërr për çdo fëmijë të jetë numri 10 i Barcelonës. Askush në këtë botë nuk do të thoshte jo, por është diçka që klubi duhet ta menaxhojë”, ka thënë Yamal p[ër “Mundo Deportivo”.

Yamal tashmë po ndjek rrugën e Messit në Barcelonë, me adoleshentin që këshillohet të konsumojë më shumë peshk, një rekomandim që më parë i ka shërbyer mirë Messit.

TË FUNDIT