Gara e katërt e Kampionatit të sivjetmë në Formula 1 mbahet në Japoni.
Gara me 53 xhiro do të zhvillohet në pistën ndërkombëtare të garave Suzuka me një gjatësi prej 5.8 kilometra që ndodhet në Suzuka. Xhirot e renditjes do të mbahen të shtunën në orën 08:00 ndërsa gara më 24 mars të dielën në orën 07:00.
Dy garat e para të sezonit i fitoi piloti holandez i Red Bull-it, Max Verstappen. Ndërsa Çmimin e Madh të Australisë që ishte etapa e tretë e sezonit e fitoi piloti spanjoll nga ekipi i Ferrarit, Carlos Sainz.
Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve në Grand Prix-in e Japonisë janë si më poshtë:
Pilotët:
1. Max Verstappen (Holandë): 51 pikë
2. Charles Leclerc (Monaco): 47
3. Sergio Perez (Meksikë): 46
4. Carlos Sainz (Spanjë): 40
5. Oscar Piastri (Australi): 28
Ekipet:
1. Red Bull: 97
2. Ferrari: 93
3. McLaren: 55
4. Aston Martin: 27
5. Mercedes: 26



