Mbappe: Rezultati me Barcelonën, ‘n’dorë të Zotit’
M

Mbappe: Rezultati me Barcelonën, ‘n’dorë të Zotit’

PSG është në prag të një ndeshjeje të rëndësishme këtë të mërkurë kundër Barcelonës, e vlefshme për çerekfinalen e  Champions League.

Para këtij dueli të madh, ylli i parisienëve Kylian Mbappe ka dhënë një intervistë për “Telefoot”, ku ka garantuar që ekipi i tij do të bëjë maksimumin për t’u kualifikuar.

“Është koha e lojtarëve të mëdhenj. Jam gati, dhe si gjithmonë, nuk do të fshihem. Nëse shikojmë pak dinamikën që ndodhemi, kjo periudhë do të jetë koha kur duhet të bëjmë kthesën e sezonit”, ka thënë Mbappe.

“Në fund të prillit, ne do të kemi elementët e duhur për të përcaktuar çfarë sezoni mund të bëjmë. Jam i sigurt që do të japim gjithçka, pas kësaj…, rezultati do të jetë në duart e Zotit”, deklaroi sulmuesi francez.

TË FUNDIT