Djali i Ronaldinhos “poshtërohet” nga Barcelona (FOTO)
 

 Djali i Ronaldinhos “poshtërohet” nga Barcelona (FOTO)

Joao Mendes, djali i Ronaldinhos, u përjashtua nga ekipi U19 i Barcelonës për ndeshjen e fundit dhe klubi i dha një detyrë të veçantë.

Si djali i një prej legjendave të futbollit botëror, lojtari 19 vjeçar mbërriti në Barcelonë verën e kaluar dhe prej tij u pritën gjëra të mëdha. Megjithatë, Mendes nuk dëshmoi që ka trashëguar talentin e babait të tij, Ronaldinho.

Kulmi i poshtërimit ndodhin ditën e diel. Në vend që të luante një ndeshje me ekipin e tij, Joao Mendes punoi si kameraman dhe filmoi ndeshjen.

Sipas gazetës katalanase “Sport”, stafi profesional i ka ngarkuar Mendes që të regjistrojë të gjithë ndeshjen me një kamerë, me qëllim që klubi të analizojë sfidën në përfundim të saj.

TË FUNDIT