Mesjava me ndeshjet e dyta të play-off-it
M

Mesjava me ndeshjet e dyta të play-off-it

Të martën dhe të enjten zhvillohen ndeshjet e dyta çerekfinale të “Play-offit” në Prince Caffe Superligë.

Të martën mbrëma në Gjakovë takohen Vëllaznimi dhe Sigal Prishtina. Ndeshjen e parë e fitoi Sigal Prishtina me rezultat 72:64.

Bardhekaltrit synojnë edhe fitoren dytë dhe kualifikimin në gjysmëfinale, derisa kuqezinjtë të barazojnë serinë në 1:1. Në gjysmëfinale, kualifikohet skuadra që shënon dy fitore, ku i pret Trepça, që u rendit e para në garat e rregullta dhe ka përparësinë e terrenit vendas.

Takimi i dytë zhvillohet të enjten në Prizren mes Bashkimit e Golden Eagle Yllit.

Therandasit fituan duelin e parë 87:69. Në gjysmëfinale i pret Peja, që u rendit e dyta në garat e rregullta.

Më pas në gjysmëfinale nevojiten tri fitore për tu kualifikuar në finale, aq sa nevojiten për tu shpallur kampionë.

Çerekfinalet e dyta
E martë:
20:00 Vëllaznimi – Sigal Prishtina
E enjte:
18:00 Bashkimi – Golden Eagle Ylli

 

TË FUNDIT