Pas etheve të Ligës së Kampionëve gjatë së martës dhe së mërkurës, tani radha është për Ligën e Evropës, gara e dytë më prestigjioze në konkurrencën e klubeve në Evropë.
Sot zhvillohen katër ndeshje të vlefshme për fazën çerekfinale.
Ndeshja më interesante pa dyshim do të jetë ajo në mes të dy klubeve italiane, ku Milani e pret Romën.
Perballje e fortë pritet të zhvillohet edhe në Gjermani, ku Bayer Leverkuseni i Granit Xhakës është nikoqir i West Hamit.
Dy ndeshjet tjera, gjithashtu të forta janë ato mes Benficas dhe Marseille, si dhe Liverpool-Atalanta.
Të gjitha ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 21:00.



