Pas dy golave ndaj PSG-së, Raphinha zbulon synimin e tij
P

Pas dy golave ndaj PSG-së, Raphinha zbulon synimin e tij

Mesfushori brazilian Raphinha ishte protagonist  për skuadrën e Barcelonës në fitoren 3:2 që katalanasit arritën ndaj PSG në çerekfinalen e parë të Champions League. Ai realizoi dy gola për ekipin “blaugrana”, duke qenë në formë të shkëlqyer.

Ai shprehet se këto gola i ka provuar edhe më herët në stërvitje, ndaj nuk ishte një risi për të.

“Në stërvitjen e disa ditëve më parë bëra të njëjtën lëvizje si ajo në momentin e golit dhe Pedri më dha një top të mrekullueshëm”, u shpreh Raphinha.

“Jam shumë i lumtur që arrita të përsëris veten këtë mbrëmje, duke shënuar dy gola të rëndësishëm. Tani duhet të konfirmohemi edhe në ndeshjen e dytë në fushën tonë, për të shkuar më tej. Nuk do të jetë e lehtë por ne e kemi për detyrë të kualifikohemi”, tha braziliani.

TË FUNDIT