Reyu Manaj është duke kaluar një moment shumë të mirë dhe nuk ndalet me golat e shënuara në këtë sezon. Por zëdhënësi i mediave te Sivaspor, Gokhan Karagol, mendon se Manaj do të kishte arritur një shifër të frikshme nëse do të merrte asistimet që shkojnë te Mauro Icardi apo Edin Dzeko.
“Nëse asistimet që i shkojnë Icardit dhe Dzekos do të kishin ardhur për Rey Manajn, ai do të kishte shënuar të paktën 30-35 gola në kampionat. Unë e besoj këtë”, tha Karagol.



