Zhegrova gati ta “pushtojë” Anglinë
Z

Zhegrova gati ta “pushtojë” Anglinë

Edon Zhegrova padyshim është futbollisti kosovar  më në formë i momentit. Ylli kosovar po shkëlqen me fanellën e Lille, me të cilin do të zbresë sonte në fushën e blertë.

Ekipi francez do të përballet me Aston Villan në udhëtim në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Konferencës.

25 vjeçari do të mundohet “ta pushtojë” Anglinë me një paraqitje tjetër spektakolare, siç ka ditur shpesh të bëjë në këtë edicion.

Ai e ka një mundësi ideale për ta shfaqur talentin dhe potencialin e tij në Angli sonte pasi gjatë verës që vjen pritet ta bëjë hapin e radhës në karrierë për t’u transferuar në një klub më të madh evropian.

Dhe, Anglia do të ishte një opsion ideal për ish-futbollistin e Baselit, ndonëse për të flitet se interesim kanë shfaqur edhe klubet italiane dhe ato gjermane.

Vlera e “Messit të Kosovës” në treg është 15 milionë euro, sipas “Transfermarkt”.

Zhegrova i ka zhvilluar 8 ndeshje në Ligën e Konferencës në këtë edicion, ndërsa i ka shënuar 2 gola dhe e ka bërë një asistim.

Në total, në të gjitha garat, ai i ka luajtur 40 ndeshje në këtë sezon duke i shënuar 11 gola dhe duke i bërë 9 asistime.

Ndeshja mes Aston Villas dhe Lillet do të luhet sonte duke filluar nga ora 21:00.

TË FUNDIT