Skuadra angleze nuk heq dorë nga Broja
S

Skuadra angleze nuk heq dorë nga Broja

West Ham me siguri është i kënaqur të dëgjojë thashethemet për një lojtar që Chelsea mund të shesë këtë verë.

“Blutë” kanë ende një organikë shumë të madhe, veçanërisht kur merren parasysh individët e huazuar. Me sa duket, skuadra e Mauricio Pochettinos mund të shesë një nga të huazuarit e tyre në sesionin e ardhshëm të merkatos.

“Football.London” pretendon se Armando Broja mund të largohet nga Chelsea përfundimisht këtë verë. Sulmuesi 22-vjeçar është huazuar te rivalët Fulham për gjysmën e dytë të këtij sezoni, ku ka qenë shumë i pafat, pasi nuk ka gjetur shumë hapësira në fushën e blertë. Ai ka luajtur vetëm pesë ndeshje me Fulham dhe asnjëherë nuk e ka nisur ndeshjes si titullar.

Mësohet se “blutë” synonin ta shisnin shqiptarin në janar përpara se të sanksiononin huazimin e tij. Raporti shton se West Ham ka ‘interes afatgjatë’ për Brojën, i cili rrezikon të shitet gjatë verës.

“SportsLens” raportoi këtë javë se Chelsea shpresonte të gjeneronte deri në 50 milionë funte nga shitja e Brojës. Por drejtuesit e klubit mund të kënaqen edhe me një ofertë prej rreth 25 milionë funtesh për qendërsulmuesin shqiptar.

Broja nuk ka spikatur që nga huazimi te Fulham, por sulmuesi i shpejtë ka shumë potencial dhe duhet një skuadër që beson te ai, që të zhbllokohet.

TË FUNDIT