Të enjten, Al-Hilal ka shënuar fitore ndaj Al-Ittihad, në ndeshjen finale për Superkupën e Arabisë Saudite.
Këtë fakt nuk ka mundur ta pranojë një tifoz, i cili e ka qëlluar me kamxhik sulmuesin maroken, Abderrazak Hamdallah.
Nga videoja që ka shkuar viral, Hamdallah goditet nga tifozi dy herë me kamxhik.
احسن تستاهل .. ليش ترشق عليه ماء؟ pic.twitter.com/kWk0ziN0Mq
— إيدن (@iJustAidan) April 11, 2024
Menjëherë pas kësaj, sigurimi dhe disa lojtarë të Al-Ittihad nxituan në vendngjarje për t’i dalë në mbrojtje shokut të tyre të skuadrës.
Edhe pse Hamdallah ishte golashënuesi i vetëm në barazimin e së enjtes, duket se fansat mbetën më së shumti të zhgënjyer prej tij.



