Familja Xhaka feston titullin historik të Bayer Leverkusen
F

Familja Xhaka feston titullin historik të Bayer Leverkusen

Granit Xhaka ishte ndër protagonistët më të rëndësishëm në fitimi i titullit të Bayer Leverkusenit në Bundesligë. Ky sukses është festuar edhe në familjen e mesfushorit shqiptar.

Xhaka ishte i rrethuar nga nëna, babai, gruaja dhe vajzat e tij, pas përfundimit të ndeshjes mes Bayer Leverkusenit dhe Werder Bremenit në kuadër të javës së 29-të në Bundesligë.

Ndeshja përfundoi 5-0 në të mirë të ekipit të Xhakës, me çka edhe arritën të kurorëzohen kampionë, pesë xhiro më herët se përfundimi i këtij sezonit.

Pas ndeshjes, Xhaka është takuar me familjen e tij, ndërsa babai i tij, Ragip Xhaka pati edhe një mesazh për Xabi Alonson. “Xabi Alonso në histori të futbollit!”, ka shkruar babai i Granitit në rrjetet sociale. Ky është titulli i parë në histori të Leverkusenit në Bundesligë në 120 vjet themelimi si klub.

TË FUNDIT