Braziliani Neymar mbetet emri më i përfolur në botën e futbollin. Pavarësisht se prej kohësh i mungon fushave të lojës, ai lakohet për atë që dhuron jashtë saj. Detaje të reja janë hedhur në dritë nga prishja e marrëveshjes së tij me PSG.
Sipas asaj që raporton revista franceze “France Football”, Neymar shkaktoi trazira te klubi i Ligue 1 e ku shpesh bëhej fjalë për alkoolin. Duke iu referuar këtyre burimeve, braziliani mbërrinte në seancat stërvitore të skuadrës në gjendje të dehur, ndërsa në disa raste ka tentuar dhunën fizike me shokët e ekipit.

Lojtarë si Vitinha, Achraf Hakimi por edhe Lionel Messi kanë përfunduar shpesh nën trysninë e Neymar, por ka qenë Sergio Ramos ai që ka ndaluar që episodet të përfundonin në dhunë. Situata të ndodhura gjatë periudhës ku trajner i skuadrës ishte Christophe Galtier, teksa duket se kjo ka sjellë edhe divorcin mes palëve.
Neymar kaloi në Arabinë Saudite teksa firmosi me Al Hilal në vitin e kaluar për shifrën e 90 milionë Eurove. Këtë sezon, 32-vjeçari ka luajtur në tri ndeshje dhe ka kontribuar me dy asistime.



