Manchester United cakton çmimin “e papranueshëm” për Rashford
M

Manchester United cakton çmimin “e papranueshëm” për Rashford

Marcus Rashford nuk ka pasur një formë të qëndrueshme këtë sezon me skuadrën e tij të Manchester United.

Megjithatë, sulmuesi anglez është shumë i rëndësishëm për klubin dhe ata po mundohen me çdo kusht ta mbajnë në “Old Trafford”. United nuk është aspak i gatshëm të heqë dorë nga Rashford për ndonjë shifër të ulët gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas “Mirror”, “Djajtë e Kuq” kanë vendosur një shifër prej 117 milionë euro për kartonin e sulmuesit anglez. Thuhet se PSG ka hequr dorë nga interesimi për Rashford, pasi francezët ishin të gatshëm të paguanin rreth 75 milionë euro për të.

TË FUNDIT