Meçi i shumëpritur për unifikimin e titujve në peshat e rënda të boksit profesionit po pritet me interesim të jashtëzakonshëm, por së fundi ka ndodhur diçka krejtësisht e papritur.
“Ne e dinim se dueli i unifikimit të titujve kampionë bote në peshën e rëndë mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk po tërhiqte vëmendjen mbarëbotërore. Por nuk e dinim se kjo vëmendje po shtrihej deri në Vatikan”, u shpreh presidenti i WBC, Mauricio Sulaiman.
Ai shprehet se Papa Françesku ka firmosur dhe bekuar gjerdanin e titullit që do t’i jepet fituesit të këtij dueli, që do të boksojnë më 18 maj në Riad të Arabisë Saudite.
WBC ka përgatitur një rrip të vecantë për ndeshjen Fury vs Usyk, me emblemat ukrainase dhe britanike në secilin rrip.

Presidenti i WBC, Mauricio Sulaiman, ia çoi gjerdanin Papës, i cili e bekoi dhe e nënshkroi.
“Papa Françesku ka një shoqatë. Mësova se kishte një program që quhej “Futbolli me vlera”. I propozova Papës të bënte “Boks me vlera”. Kështu ai pranoi dhe përqafoi menjëherë boksin”, u shpreh Sulaiman.
“Që nga ajo ditë kemi bërë shumë aktivizime dhe stërvitje dhe kemi dalë duke u përpjekur të mësojmë vlerat përmes boksit me mijëra njerëz në mbarë botën. Kemi pasur mundësinë të takojmë Papa Françesku para pandemisë dhe tani pas pandemisë”, tha më tej presidenti i WBC.

“Unë e solla gjerdanin tek ai dhe më pas e bekoi atë, ai e firmosi. Papa nënshkroi njërën anë të gjerdanit dhe tha që unë duhet të nënshkruaj nga ana tjetër, përndryshe ky luftëtar do të mendojë se unë po bëj tifo për të dhe jo për tjetrin”, zbuloi Sulaiman.
“Nuk ka një të preferuar. Ai mezi po pret 18 majin”, tha Sulaiman, që shton se boksi dhe Selia e Shenjtë janë një kombinim ndoshta i pamundur. “Papa njeh vlerat sociale që sporti mund të mishërojë. Njerëzit nxirren nga rrugët për të shkuar në palestra,” tha Sulaiman.



