Në fundjavën e kaluar, Eyupspor me fitoren 4:1 ndaj Altay e siguroi ngjitjen në elitën e futbollit turk. Pas këtij suksese, apetitet e skuadrës që drejtohet nga ish-anëtari i Barcelonës e Atletico Madridit, Arda Turan, janë rritur.
Presidenti Murat Ozkay ka paralajmëruar përforcime me lojtarë të njohur në futbollin evropian. Si synimi kryesor i tij shihet mesfushori i Real Madridit, kroati Luka Modric.

“Nuk ka rëndësi nëse është 37, 38 apo 40 vjeçar, ne e duam në skuadër”, ka thënë Ozkay për AS.
Eyupspor në nivelin më të lartë të futbollit turk do të garojë për herë të parë.



