Mediumi i njohur italian, elozhe për Zhegrovën
M

Mediumi i njohur italian, elozhe për Zhegrovën

Anëtari i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, me paraqitjet e tij fantastike me Lillen ka arritur të marrë vëmendjen e shumë klubeve e në mesin e atyre edhe ato italiane.

Këtë e kanë vërejtur edhe mediat italiane, ku njëra prej tyre i ka kushtuar një tekst të veçantë.

Shkrimi i Gazzetta Dello Sport nis me ambiciet e Zhegrovës, duke përmendur edhe kampin që Milani kishte organizuar për të rinj në kryeqytetin ku është rritur Edoni.

“Janë 22 prej tyre në fushë, por pothuajse gjithmonë shumë pak bien në sy. Edon Zhegrova di mirë të dallohet mes shumë njerëzve, duke e ngritur nivelin. Për herë të parë i ndodhi në vitin 2012, kur Milani organizoi një kamp për juniorë në Prishtinë të Kosovës”, shkroi ky medium.

Ai ishte 13 vjeçar kur ishte kthyer në vendin ballkanik pas luftës që i kishte shtyrë prindërit të emigronin dhe ta lindnin diku tjetër (Gjermani).

Ky medium vazhdon të përmend dhuratën që kishte marrë Edoni që ta shikojë një ndeshje të klubit kuqezi në “San Siro”.

“Ajo javë në kryeqytet përfaqëson derën rrëshqitëse të karrierës së tij. Ai fitoi çmimin për talentin më të mirë, merr një thirrje për një miqësore për të rinjtë në ‘San Siro’ dhe është dëshmitar i një ndeshjeje Milan-Chievo që është e paharrueshme për të”.

Dhe të mendosh se mezi kishte kohë të ndryshonte: ‘Për kampin e mora vesh vetëm në minutën e fundit. U regjistrova si i 200-ti, dola i pari në fund të javës. E njëjta lojë, nivele të ndryshme’”.

Juventusi e ka në qendër të vëmendjes sulmuesin e djathtë kosovar të Lille.

“Me këmbën e tij të majtë vdekjeprurëse nuk ka pushuar së mahnituri: Milani e shpërbleu si djalë, në Francë po çmend mbrojtjen kundërshtare”.

TË FUNDIT