Guardiola uron Realin dhe lavdëron futbollistët e tij
G

Guardiola uron Realin dhe lavdëron futbollistët e tij

Manchester City është eliminuar nga Real Madridi në Ligën e Kampionëve, megjithëse dominoi gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa trajneri i skuadrës angleze,  Pep Guardiola, e ka uruar rivalin për kualifikimin dhe aftësitë që tregoi në mbrojtje.

“Unë e përgëzoj Real Madridin për aftësinë mbrojtëse dhe rezistencën deri në fund. Madrilenët bënë shumë mirë, ndërsa ne nuk ia arritëm qëllimit në detajet e fundit. Ne bëmë absolutisht gjithçka, nuk jam penduar. Luajtëm jashtëzakonisht në të gjitha repartet, por fatkeqësisht nuk mundëm të fitonim”, është shprehur tekniku katalonas.

“Më duhet t’iu them faleminderit këtyre lojtarëve nga thellësia e zemrës sime për mënyrën se si luajtën. Futbolli ka të bëjë me fitoren dhe ne nuk bëmë mjaftueshëm, por ishim të jashtëzakonshëm. Ndonjëherë mund të fitosh me penallti, ndonjëherë nuk mundesh. Në lojë nuk i konvertuam rastet që kishim, edhe pse Real Madridi u mbrojt me të vërtetë heroikisht. Të gjithë performuan në nivel të lartë”, ka vlerësuar Guardiola.

TË FUNDIT