Roma e ka zyrtarizuar rinovimin e marrëveshjes me trajnerin Daniele De Rossi që kishte kontratë deri në fund të sezonit.
Rezultatet i kanë bindur drejtuesit e skuadrës që De Rossi të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm në krye të bankinës verdhekuqe.
Rinovimi vjen në të njëjtën ditë kur Roma pret Milanin për ndeshjet e kthimit çerekfinale te Europa League.

De Rossi mori vendin e Mourinhos, pasi klubi u detyrua të shkarkonte portugezin për rezultate të dobëta. Roma ndodhet në vendin e pestë në kampionat dhe është një hap pranë gjysmëfinales në Europa League.



