Pas eliminimit të Manchester Cityt, Liga e Kampionëve tani ka një favorit të ri për titull.
Përkundër faktit që u cilësuan si favoriti kryesor, ëndrrat e Cityt u shuan pas humbjes në penallti ndaj Real Madridit.
Real Madridi tani ka 39.3 për qind shanse për të fituar trofeun e 15-të të Ligës së Kampionëve.
Bayern Munichu doli fitues ndaj Arsenalit në duelin e tyre në çerekfinale. Krahas faktit që ‘Topçinjtë’ u cilësuan favorit në këtë takim, Bayerni tregoi edhe një herë forcën, duke siguruar një fitore me rezultat minimal 1-0 në ‘Allianz Arena’.
Paraqitja e tyre e mirë ndaj klubit londinez, bëri që Bayerni të ketë 16.9 për qind shanse për të fituar titullin e Ligës së Kampionëve.

Paris Saint-Germaini dhe Borussia Dortmundi kanë siguruar dy vende në gjysmëfinale pas rikthimeve të jashtëzakonshme në ndeshjet e tyre respektive.
PSG-ja kompletoi rikthimin ndaj Barcelonës në ‘Montjuic’ duke fituar me shifrat 4-1, ndërsa Borussia Dortmundi në një ‘festival golash’ arriti që me fitoren me rezultat 4-2 të avancojë tutje.
PSG-ja tani ka 27.4 për qind shanse për të fituar trofeun ndërsa Borussia Dortmundit i është dhuruar 16.4 për qind shanse, teksa të dy ekipet po synojnë që të lënë shenja në skenën më të madhe të futbollit evropian.



