Xhaka, mesazh Romës
X

Xhaka, mesazh Romës

Bayer Lverkusen do të luajë me Romën në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, përballje për të cilën ka folur edhe Granit Xhaka.

Shqiptari firmosi gjatë verës me Bayer Leverkusenin, ku dha një kontribut të rëndësishëm në rritjen e nivelit të skuadrës që sapo është shpallur kampione e Gjermanisë për herë të parë në histori.

“Mendoj se Roma është një skuadër Championsi, por ne duam t’u dhurojmë tifozëve tanë finalen e Dublinit“, u shpreh mesfushori, “truri” i skuadrës së Xabi Alonsos.

Eliminimi i verdhekuqve italianë do të ishte një tjetër arritje e bujshme e një sezoni historik. Në të cilin Bayeri fitoi për herë të parë Bundesligën.

“Aspirinat” nuk kanë humbur asnjë nga 44 ndeshjet e luajtura deri tani. Edhe në Londër përballë West Hamit demonstruan se kanë mësuar të kalojnë momentet e vështira.

Leverkuseni ndodhet në garë për fitimin e Europa League dhe Kupës së Gjermanisë. Në Evropë duhet kaluar pengesa Roma. Ndeshja e parë zhvillohet më 2 maj në Romë, ndërsa ajo e kthimit, pas një jave (9 maj) në Gjermani.

Ndërkohë që data 25 maj sjell finalen e Kupës së Gjermanisë, me djemtë e Xabi Alonsos që do të përballen me Kaiserslauternin e divizionit të dytë. Takime këto që do të vijnë live në SuperSport

TË FUNDIT