Ter Stegen: Turp për futbollin
T

Ter Stegen: Turp për futbollin

Barcelona pësoi humbje 2:3 si mysafir ndaj Real Madridit në kuadër të javës së 32-të në La Liga.

Portieri i skuadrës katalonase, Marc-Andre ter Stegen ishte i acaruar pas ndeshjes, duke thënë se vendimet e gjyqtarit ishin skandaloze.

“Është një turp për botën e futbollit”, deklaroi portieri gjerman pas El Clasico.

“Nuk ka teknologji të vijës së golit, pse? Ka shumë para në këtë industri, por me sa duket jo për gjënë më të rëndësishme. Është vetëm një turp”.

Gjermani i referohet incidentit në pjesën e parë kur Lamine Yamal ishte menduar se shënoi në minutën e 28-të, por goli nuk u numërua. Dukej sikur topi kaloi vijën, por gjyqtari mendoi ndryshe.

“Lucas Vazquez ishte inteligjent në penallti, mendoj se ai u përpoq ta kërkonte atë”, shtoi portieri në lidhje me fitimin e penalltisë së futbollistit të Real Madridit për golin e parë të Madridit.

TË FUNDIT