Play-off nis me dominim të vendësve
P

Play-off nis me dominim të vendësve

Në NBA janë zhvilluar katër ndeshje të raundit të parë të play-offit, në të cilat fitore kanë shënuar skuadrat vendëse.

Dallas Mavericks pësoi disfatë bindëse nga Los Angeles Clippers.

Vendësit fituan me shifrat109:97, duke marrë epërsinë në serinë çerekfinale.

Vendësit treguan vendosmëri për fitore dhe kjo u pa qysh në pjesën e parë, e cilapërfundoi me rezultat 59:30.

Dominimi i Clippers vazhdoi edhe në pjesën e dytë dhe Dallas vetëm sa arriti të zbusë disfatën.

Së bashku me Ivica Zubac, James Harden i dha Mavs një leksion basketbolli, playmakeri amerikan shënoi 28 pikë dhe dha 8 asistime, ndërsa qendra kroate shkëlqeu me 20 pikë dhe 15 kërcime.

Fitore ka shënuar edhe skuadra më e mirë e ligës në sezonin e rregullt, Bostoni. Celtics mundi Miami 114:94 në shtëpi dhe Jayson Tatum regjistroi një triple-double me 23 pikë, 10 kërcime dhe 10 asistime.

Pavarësisht mungesës së të dëmtuarit Giannis Antetokounmpo, Milwaukee kaloi në epërsi 1:0 në seri ndaj Indianës, duke fituar 109:94.

Damian Lillard shkëlqeu me 35 pikë për Bucks, ndërsa Khris Middleton shtoi 23 pikë. Pacers nuk u ndihmua as nga loja e mirë e Pascal Siakam me 36 pikë dhe 13 kërcime.

Në fund, Oklahoma mposhti New Orleans Pelicans 94:92 dhe CJ McCollum humbi gjuajtjen në sekondat e fundin për mos të marrë fitore skuadra e tij.

Rezultatet:
Boston – Miami 114:94
LA Clippers – Dallas 109:97
Milwaukee – Indiana 109:94
Oklahoma – New Orleans 94:92

TË FUNDIT