Mercedes pati një fundjave tjetër për t’u harruar, por drejtori Toto Wolff u përpoq të ngjallte besim te skuadra, duke menduar tashmë për përditësimet për të sjellë në pistën e Miami pas dy javësh, me shpresën për të parë një hap të fortë përpara.
Sigurisht që një Mercedes si ky duket të jetë shumë jo tërheqës për Max Verstappen, të cilikn skuadra gjermane e ka kërkuar së fundi.
Toto Wolff iu rikthye temës së Verstappen, duke dhënë një analizë interesante. “Ka shumë faktorë që luajnë rol në ardhjen apo jo të një piloti. Qartë, duke i parë gjërat nga një këndvështrim racional, mund të themi se makina më e shpejtë është në duart e shoferit më të shpejtë”.
“Gjithsesi, nuk mendoj se kjo mund të jetë e vetmja arsye për të qëndruar aty ku je. Le të themi se për mendjet e thjeshta kjo mund të jetë e mjaftueshme për të qëndruar në një ekip. Por ndoshta duhet të thellohemi, veçanërisht për llojin e njerëzve që kërkojnë edhe gjëra të tjera. Dhe vërtet besoj se Max e ka këtë karakteristikë”, tha Wolff.

Më pas, Toto Wolff vazhdoi: “Unë nuk mendoj se është një çështje për ta bindur atë të kalojë te Mercedes. Unë besoj se Max i njeh garat më mirë se kushdo dhe do të jetë në gjendje të marrë vendimin më të mirë. Dhe në këtë kuptim ka faktorë të ndryshëm që luajnë një rol”.
“Ai është domino i parë në treg, të gjithë presin të dinë se çfarë do të bëjë. Po të isha në vend të tij, do të qëndroja në Red Bull për vitin 2025. Por unë nuk jam Max. A ka mundësi ta kem atë në 2025? Nëse do të përgjigjesha, do të prishja të gjithë strategjinë time”, tha Wolff.



