Romero zbulon të ardhmen e Xavit
R

Romero zbulon të ardhmen e Xavit

Barcelona ka pësuar humbje në El Clasico dhe me gjasë do ta përfundojë sezonin 2023/24 pa trofe. Por, duket që humbja nga Reali ka bërë që trajneri Xavi Hernandez të ndryshojë mendje dhe të marrë një vendim të ri për të ardhmen e tij.

Trajneri katalunas do të vazhdojë si trajner i Barcelonës edhe për një vit, sipas gazetarit Gerard Romero.

“Edhe pas El Clasico, shoh më shumë shanse që Xavi të qëndrojë sesa të largohet”, tha Romero.

Në fund të janarit, Xavi njoftoi se do të largohej nga posti i trajnerit në fund të sezonit.

Që atëherë, megjithatë, forma e Blaugranas është përmirësuar në mënyrë drastike dhe përkundër se do të mbesin pa trofe, dëshira e të gjithëve është që Xavi të qëndrojë.

Joan Laporta ka vazhduar të bisedojë me menaxherin por ende nuk ka një përfundim zyrtar për të ardhmen e tij e cila duket se do të mbetet te Barça.

TË FUNDIT