Titulli i parë nuk harrohet kurrë! Për Kristjan Asllanin është një ëndërr dhe mesfushori shqiptar, që ishte në fushë mbrëmë ndaj Milanit në fitoren 2-1 dhe suksesin e arritur që i dha Scudetton matematikisht, ka folur per Inter TV. Ky ishte titulli i njëzetë në historine zikaltër:
“Jemi të lumtur, e prisnim, e donim… Dhe nuk ka fjalë! Është një emocion i madh, sidomos si tifoz i Interit. Momente të bukura, edhe pse nuk po luanim si vendas kishte shumë tifozë, si gjithmonë që na inkurajuan. Ndoshta nuk e kam kuptuar ende, nuk e kuptoj se çfarë kemi bërë. Shihemi nesër në mëngjes”, ka thënë Asllani pas suksesit të mbrëmshëm.

A ishte dita e sotme edhe më e veçantë? “Po, sigurisht. Ne nuk e thamë, por është kështu. Fitorja në derbi ndoshta vlen ende për diçka më shumë, por ne donim kampionatin dhe ia arritëm”, ka shtuar Asllani, që është edhe ylli i Kombëtares shqiptare.



