Denver fiton “në frymën” e fundit
D

Denver fiton “në frymën” e fundit

Një kosh në sekondën e fundit i shënuar nga Murray i  dha fitoren ekipit të Denverit, që mundi 101-99 Lakers në ndeshjen e dytë çerekfinalen të play off, duke shtuar epërsinë në 2-0 në serinë çerekfinale. Një ndeshje e ekuilibruar, që mund të ishte fituar edhe nga mysafirët.

Trio Davis-James-Russell realizoi 81 pikë për Lakers, por që s’mjaftuan për të fituar. Për kampionët e Denver, Jokic realizoi një “triple double”, me 27 pikë, 20 rebound e 10 asistime, mbështetur nga Porter me 22 pikë e Murray me 20.

Në Konferencën e Lindjes, Cleveland mundi 96-86 Orlando dhe tashmë udhëheq 2-0 serinë e çerekfinaleve. Donovan Mitchell me 23 pikë ishte lider në fushë për Cavaliers, që merituan fitoren.

Po 2-0 udhëheq serinë e takimeve çerekfinale edhe ekipi i New York, që mposhti 104-101 Philadelphian. Ndeshja ishte e baraspeshuar deri në fund, ku për vendasit të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë (Brunson ishte më i miri me 24). Embiid e Maxey realizuan 69 pikë për Philadelphia, por që mbetën për statistikë.

Çerekfinalet – Lindje
Cleveland – Orlando 96-86 (2-0)
New York – Philadelphia 104-101 (2-0)
Boston – Miami (1-0)
Milwaukee – Indiana (1-0)

Çerekfinalet – Perëndim
Minnesota – Phoenix (1-0)
Denver – Lakers 101-99 (2-0)
Clippers – Dallas (1-0)
Oklahoma – New Orleans (1-0)

TË FUNDIT