Është e sigurt që Bologna do të luajë në Evropë, por e paqartë është nëse do të luajë në Champions apo Europa League.
Me apo pa Thiago Mottan në krye të bankinës, kjo është pikëpyetja e vetme që pritet të marrë përgjigje në fund të sezonit, por në të njëjtën kohë, drejtuesit e klubit po punojnë për sezonin e ri, po projektojnë një Bologna evropiane.
Sipas mediave italiane, drejtuesit e Bolognas ishin të pranishëm në “Mapei Stadium”, ku ndoqën nga pranë sfidën Sassuolo-Lecce, ku i vëzhguari special ishte fantazisti kuqezi Nedim Bajrami.

Kjo nuk ishte hera e parë që Giovanni Sartori, drejtori i Bolognas, ndoqi nga pranë Bajramin. Sipas TuttomercatoWerb, Satori ka qenë edhe në “Ennio Tardini” gjatë miqësores Shqipëri-Kili. Bajrami ka kontratë me Sassuolon deri më 30 qershor 2027. Në afatin kalimtar të dimrit të vitin 2023 i kushtoi Sassuolos 6 milionë euro, por gjërat nuk kanë shkuar sipas parashikimeve, ku në pjesën më të madhe të ndeshjeve është zëvendësuar, ose e ka nisur nga bankina.
Bologna për Bajramin do të ishte një trampolinë e shkëlqyer, një mundësi për të luajtur në nivele të larta në Evropë.



