Edhe një sukses i madh për Bekim Zogajn
E

Edhe një sukses i madh për Bekim Zogajn

Bekim Zogaj do të jetë pjesë e Kampionatit Evropian ‘Euro 2024’ që do të zhvillohet në Gjermani këtë vit.

Gjyqtari anësor nga Kosova ka një karrierë të suksesshme në Zvicër.

Ai është i pajisur me stemë të FIFA-s dhe shpesh herë gjykon skuadrat më të mëdha evropiane në Ligën e Kampionëve.

Zogaj është përzgjedhur nga UEFA si një nga gjyqtarët që do të ndajë drejtësinë në Euro 2024.

“Nder dhe privilegj përzgjedhja si asistent në Kampionatin Evropian 2024 në Gjermani”, ka shkruar Zogaj në profilin e tij në Facebook.

TË FUNDIT