Dallas e Indiana barazojnë serinë në çerekfinale
D

Dallas e Indiana barazojnë serinë në çerekfinale

Minnesota ka shënuar fitore ndaj Phoenix me rezultat 105:93, duke shtuar epërsinë në 2:0 në serinë e ndeshjeve çerekfinale play off në Konferencën e Perëndimit. Ndeshja është kontrolluar nga vendasit, ku të gjithë titullarët realizuan mbi 12 pikë. Diferencën e bëri McDaniels me 25 pikë, ndërsa 20 pikët e Booker për Phoenix mbetën për statistikë.

Po në Perëndim, ekipi i Dallas fitoi 96:93 në fushën e Clippers, duke barazuar 1-1 serinë e takimeve çerekfinale.  Luka Doncic i shënoi 32 pikë, mbështetur edhe nga Irving me 23 pikë. Në anën tjetër, Harden e George realizuan nga 22 pikë secili, por që s’mjaftuan për të shmangur humbjen.

Në Konferencën e Lindjes, barazim 1-1 me ndeshje mes Milwaukee e Indiana, me my6safirët që fituan 125:108 në fushën e Bucks. Edhe në këtë ndeshje, të gjithë titullarët e Indianas realizuan mbi 11 pikë, ku shkëlqeu Siakam me 37 pikë e 11 kërcime. Edhe pse Lillard realizoi 34 pikë për vendasit, këtë herë u ndie mungesa e Antetokounmpo.

Çerekfinalet – Lindje
Cleveland – Orlando (2-0)
New York – Philadelphia (2-0)
Boston – Miami (1-0)
Milwaukee – Indiana 108-125 (1-1)

Çerekfinalet – Perëndimi
Minnesota – Phoenix 105-93 (2-0)
Denver – Lakers (2-0)
Clippers – Dallas 93-96 (1-1)
Oklahoma – New Orleans (1-0)

TË FUNDIT