Formula 1 mund të ketë edhe një garë të re në kalendarin e saj. Kryeministri i Tajlandës, Sretth Thavis, në një takim me shefin e Formula 1 Stefano Domenicali, ka thënë se vendi i tij dëshiron të organizojë një garë në Formula 1.
“Tajlanda ka kapacitet të jetë mikpritëse e një gare në Nangkok”, ka thënë numri një i qeverisë tajlandeze.
“Nëse ndodh kjo, jam i sigurt që vendi ynë do të ofrojë përshtypje të jashtëzakonshme për pjesëmarrësit, sepse kemi shumë potencial dhe mikpritje të njohur të tajlandezëve”.
Tajlanda kurrë nuk ka organizuar garë në Formula 1, por është mikpritëse e rregullt e garave në MotoGP.



