Emery ka marrë vendimin për të ardhmen
E

Emery ka marrë vendimin për të ardhmen

Skuadra e Aston Villas të martën ka njoftuar se trajneri Unai Emery ka vazhduar kontratën deri në vitin 2027.

Emery është pjesë e Aston Villas nga viti 2022. Trajneri spanjoll e ka drejtuar deri tash Aston Villan në 77 ndeshje. Ka fituar 44 prej tyre, ndërsa ka barazuar 14 herë. Aston Villa nën drejtimin e Emeryt i ka edhe 19 humbje.

Aston Villa është në vendin e katërt në Premier League. Është në rrugë të mbarë për të siguruar një vend që siguron paraqitjen në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm. Aston Villa është edhe në gjysmëfinale të Ligës së Konferencës.

 

TË FUNDIT