Eros Grezda merr vendimin e papritur
E

Eros Grezda merr vendimin e papritur

Eros Grezda ka vendosur të tërhiqet, së paku përkohësisht, nga futbolli i luajtur për një periudhë reflektimi dhe pushimi.

Ish-lojtari i Partizanit, i cili në janar u bashkua me klubin kroat Rudes, bëri njoftimin për ndërprerjen e karrierës së tij përkohësisht përmes një deklarate në rrjetet sociale.

Grezda, i cili tani është 29 vjeç, ka hasur në sfida të vazhdueshme fizike që i kanë penguar performancën e tij dhe nuk i kanë lejuar të tregojë nivelin e lojës që dikur e bëri të njohur.

Problemet me lëndime kanë qenë pengesë e madhe për të shfaqur aftësitë që e kanë shoqëruar gjatë pjesës më të mirë të karrierës së tij.

Pavarësisht kësaj periudhe të vështirë, pushimi nga futbolli mund të ofrojë kohën e nevojshme për Grezdën për të rifituar formën dhe të shpresojë në një rikthim triumfal.

Gjatë karrierës së tij, Grezda ka bërë 13 paraqitje për Kombëtaren shqiptare, për të cilënb ka shënuar një gol.

TË FUNDIT