Mekanikët e Red Bull-it bëjnë “çmendurinë” (VIDEO)
M

Mekanikët e Red Bull-it bëjnë “çmendurinë” (VIDEO)

Pilotët e Red Bull, Max Verstappen dhe Sergio Perez janë duke shkëlqyer edhe në kampionatin e sivjetmë, por kjo nuk është befasi duke marrë parasysh potencialin e skuadrës në përgjithësi.

Red Bull është ekip shumë i organizuar dhe çdo individ përpiqet të jetë i përkryer në detyrën e tij.

Një element shumë i rëndësishëm për sukses është mënyra dhe shpejtësia e hyrje-daljes së pilotëve nga “boksi” në ndërrimin e gomave.

Në sportin, në të cilin çdo e qindtë e sekondës është e rëndësishme, kampioni i trefishtë botëror, Verstappen, është i sigurt që çdo pjesëtar i skuadrës ia “ruan shpinën”.

Aq sa holandezi është impresiv në pistë, po aq janë edhe mekanikët e Red Bull në “boks”.

Kjo më së miri mund të shihej në garën e fundit, në Kinë, kur 25 veta, i ndërruan tetë goma në dy bolidë, për më pak se katër sekonda.

Saktësisht për 3.9 sekonda janë ndërruar gomat në bolidët e Verstappenit (1.9 sekonda) dhe Perezit (2.0 sekonda).

Duke marrë parasysh se ata 25 persona vepruan në një hapësirë shumë të ngushtë, ndërsa për asnjë moment nuk e penguan njëri-tjetrin, atëherë është e qartë se në çfarë mënyre të përkryher punohet te Red Bull.

Gara e radhës në Formula 1 mbahet më 5 maj në Majami.

TË FUNDIT