Merr fund dilema, zbulohet trajneri i ri i Bayern Munich
M

Merr fund dilema, zbulohet trajneri i ri i Bayern Munich

Duket punë e kryer. Ralf Rangnick do të jetë trajneri i ardhshëm Bayern Munich. Ai që ka konfirmuar kalimin e tij në bankinën e ekipit bavarez është drejtori sportiv i Federatës Austriake të Futbollit, Peter Schottel, i cili pranoi se ka marrë një ofertë zyrtare nga klubi bavarez.

Rangnick drejton aktualisht Kombëtaren e Austrisë, me të cilën do të luajë në EURO 2024. Në një takim që u zhvillua disa ditë më parë midis Rangnick, vetë Schottel dhe presidentit federal Klaus Mitterdorfer, trajneri 65-vjeçar foli për interesin e gjermanëve për të.

“Unë mendoj se është e rëndësishme që të gjithë njerëzit e përfshirë të marrin një vendim sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Schottel, duke iu referuar mbi të gjitha Kampionatit Evropian të ardhshëm. “Çështja do të duhet të adresohet menjëherë, brenda një ose dy javësh“.

Kështu, Rangnick pritet të ulet në bankinën e Bayern Munich pas përfundimit të EURO 2024, pasi të ketë përfunduar aventurën e tij me ekipin kombëtar austriak.

Trajneri 65-vjeçar gjerman do të zërë vendin e Thomas Tuchel, i cili do të lërë bavarezët në fund të këtij sezonit.

TË FUNDIT