Agjenti i njohur i futbollit, Jorge Mendes, të premten është parë Paris.
Sipas raportimeve të mediave franceze, ai ka zhvilluar një takim që lidhet me afatin kalimtar me përfaqësues të Paris Saint-Germain.
Ndër emrat që mendohet se janë diskutuar mes palëve në fjalë janë Rafael Leao i Milanit, Bernardo Silva i Manchester Cityt dhe Lamine Yamal, talenti i Barcelonës.

Ende nuk ka gjë konkrete nëse në verë PSG-ja do arrijë të afrojë ndonjë nga emrat në fjalë, por të tre futbollistët janë të pëlqyer nga ekipi parisien.



